Haradinaj: Në Kosovë nuk do të ketë “Dodik Republikë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga shumë familjarë e deputet e ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të Shqiponjës, ish Jabllanicës me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të saj.

Duke e konsideruar si një mit dhe simbol që nuk lejoi të kalojë armiku, nga Shqiponja Haradinaj tha se Kosova është e sigurt pasi si të tillë e ka njohur edhe e drejta e botës.

 Ai nga ish Jabllanica çoi porosi edhe njëherë që kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe brenda Kosovës nuk mund të vendoset një ‘Dodik Republikë.

“Kosova ka territor unik dhe kufijtë janë të paprekshëm ne  këta kufij. Po ashtu Kosova është e rregulluar me Kushtetutën e vet dhe nuk mundet brenda Kosovës me u vendos një monstrum ‘një Dodik’. E  di që kemi mendime të ndryshme dhe e asaj që them unë dhe çdo kujt tjetër është çështje tjetër por disa fjalë kur i themi nëse dikush mendon me vendos ‘Dodik Republikë’ paska vendos me prish Ballkanin”, tha ai.

Share This Article