Me 96 vota kundër, deputetët e kuvenditkanë rrëzuar dekretin e presidentit Meta dhe kanë lënë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të miratuar në 5 tetor.
Pavarësisht të gjithë ndërkombëtarëve që i bënë thirrje shumicës socialiste të priste opinionin e Venecias për ndryshimet e Kodit, ata vendosën të miratojnë pa humbur kohë Kodin e ri Zgjedhor.
Çfarë parashikojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor?
Ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor janë reflektimi i interesave kryesisht të shumicës socialiste si listat e mbyllura, heqja e koalicioneve të përbëra, kandidimi i kryetarit të partisë në 4 zona zgjedhore, pragu kombëtar në 1%, riorganizimi i KQZ-së, identifikimi biometrik, ndryshimet në ligjet e policisë dhe prokurorisë.
Exit sjell në mënyrë të përmbledhur më poshtë një pasqyrë të ndryshimeve të miratuara në Kuvend:
1 — Ulja e pragut kombëtar nga 3% në 1%. Pragu kombëtar është numri minimal i votave që duhet të marrë një parti për të fituar një mandat deputeti.
2 —Kryetari i partisë ose i koalicionit ka të drejtën të regjistrohet si kandidat për deputet në 4 zona zgjedhore. Pas votimit ai mund të zgjedhë se në cilën zonë dëshiron të jetë deputet.
3 — Kandidatët e renditur nga kryetari i partisë në vende të sigurta, rirenditen sipas numrit të votave preferenciale që kanë marrë. Njësoj edhe kandidatët e pjesës së dytë të listës, të cilët janë në vende jo të sigurta.
4 — Një kandidatë për deputet nga lista e dytë duhet të marrë deri në 10 mijë vota për tu zgjedhur deputet, e zëvendësuar kandidatin e renditur të fundit në listën e vendeve të sigurta të caktuar nga Kryetari i partisë ose koalicionit.
Ndërsa ndryshimet e miratuara më 30 korrik 2020 janë:
Ndryshimi i ssitemit zgjedhor në “sistem proporcional me konkurim rajonal.”
Deri tani, Kushtetuta përcaktonte se sistemi zgjedhor është “sistem proporcional me zona zgjedhore shumë-emërore”—zonat zgjedhore duhet të përputheshin me një nga ndarjet administrativo-territorial të vendit, duke lënë të hapur që mund të kishte edhe një zonë të vetme, pra nje sisem kombëtar.
Me përcaktimin “konkurim rajonal”, të bërë tani në Kushtetutë, përjashtohet sistemi proporcional kombëtar.
Nga ana tjetër, termi “rajonal” është i papërcaktuar në Kushtetutë dhe nuk është e qartë se çfarë nënkupton.
Identifikimi biometrik i votuesve: Nga zgjedhjet e vitit 2025, votuesit do të identifikohen përmes leximit elektronik të kartës së identitetit ose pasaportës.
Nëse sistemi i nevojshëm do të ndërtohet në kohë, identifikimi biometrik do të bëhet që në zgjedhjet e vitit 2021.
Ristrukturimi i KQZ-së: KQZ do të përbëhet tani nga tre trupa të pavarura vendim-marrës: një trupë me pesë anëtarë që përcakton rregullat dhe udhëzimet, një trupë me pesë anëtarë që shqyrton ankimet dhe një person që do të në praktikë të gjitha veprimtarinë për mbatjen e zgjedhjeve, i cili do të drejtojë edhe administratën e KQZ-së.
Ngarkimi i KQZ me vendimin për votimin e emigrantëve: Kodi zgjedhor ka autorizuar KQZ-në që të vendosë se kur do t’u krijohen mundësi për votimin jashtë vendit të nënshtetasve shqiptarë që jetojnë në vende të tjera. KQZ ngarkohet, gjthashtu, edhe me zbatimin e këtij vendimi, kurdo që ai të meret.
Zgjedhja e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor: Kolegji Zgjedhor, i cili përbëhet nga 8 gjyqtarë, do të zgjidhet jo vetëm nga gjyqatarët e apelit por edhe ata të shkallës së parë; gjithashtu, Kodi vendosi që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të jenë vetuar paraprakisht.
Ndryshime në ligjin e policisë për të përcaktuar rolin e policisë në zgjedhje.
Ndryshime në ligjin per statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të vendosur se çështjet zgjedhore duhet të përfshihen në vlerësimin e vetingut dhe karrierën për magjistratët që kanë shqyrtuar çështje të tilla.
Ndryshime në ligjin për SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm për të hetuar edhe korrupsionin zgjedhor.
Ndryshimet në financimin e partive politike, në fushatat zgjedhore.
Përcaktimi i formulës gjinore në përzgjedhjen e kandidatëve dhe deputetëve.
Krijimi i statusit të denoncuesit të krimeve zgjedhore, i cili do të gëzojë mbrojtje ligjore.