Milani ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Sprta Pragës në kuadër të Ligës së Evropës, derisa Tottenhami është mposhtur në udhëtim tek Antwerpi.
Rossonerët shënuan fitore prej 3 me 0 në San Siro, transmeton KOHA.
Diazi, Leao e Dalot shënuan golat e fitores për Milanin, derisa Ibrahimoviq humbi një penalti në këtë takim.
Kurse në ndeshjen tjetër Tottenhami pësoi me rezultat prej 1 me 0 nga Antwerpi i Belgjikës.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Refaelovi në minutën e 29.