Sean Connery, aktori me origjinë skoceze, i cili u bë i njohur për rolin e tij të famshëm si James Bond, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Connery, ishte një nga aktorët më të mirë që portretizoi rolin ikonik të “Agjentit 007”.
Ylli skocez, i cili lindi në Edinburg, luajti rolin e Agjentit 007 në shtatë triller. Ai ishte aktori i parë që luajti James Bond në ekranin e madh, duke marrë rolin në 1962. Ai bëri debutimin e tij në ekran në Dr No, i ndjekur nga From Russia With Love, Goldfinger, Thunderball, You Only Live Tëice dhe Diamonds Are Forever.
Aktori skocez interpretoi rolin e spiunit britanik nga viti 1962 deri në 1983. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur qindra role, por gjithmonë do të mbahet mend si “agjenti 007”. Connery ka fituar një sërë çmimesh gjatë jetës së tij, mes të cilëve një Oscar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.
Ai interpretoi gjithashtu në disa filma të njohur si: “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade”, “The Rock” etj. Çmimin Oscar e fitoi në 1988, kur ai u emërua aktori më i mirë dytësor për rolin e tij si një polic irlandez në “The Untouchables”. Legjenda e Hollyëood-it ka lindur në Endiburgh, Skoci, në vitin 1930. Ai njihet për rolet e tij të shumta në kinematografi, jo vetëm si aktor por edhe si producent.
Sean Connery ishte një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Skocisë dhe mbante një tatuazh ku shkruhej “Përgjithmonë Skocia” ndërsa shërbente në Marinën Mbretërore. Gjatë ceremonisë në vitin 2000 kur mori titullin e kalorësit nga Mbretëresha Britanike Elizabeth në moshën 69 vjeçare, ai ishte veshur me kostumin tradicional skocez.
Connery jetoi më gjatë se bashkëshortja e tij e dytë, artistja franceze Micheline Roquebrune, me të cilën u martua në 1975.