Valtteri Bottas i rrëmben Lewis Hamilton pole position në takimin e 13 të Botërorit të Formula 1 në Imola. Finlandezi mposht për 97 të mijtat liderin e Botërorit që kompleton kështu një tjetër vijë të parë të gjithën Mercedes. Max Verstappen (+0.567) ndan vijën e dytë me surprizuesin Pierre Gasly (+0.983). Nga vija e tretë do të nisen Daniel Ricciardo e Alexander Albon, ndërsa Ferrari me Charles Leclerc (+1.007) duhet të kënaqet me kohën e shtatë. Sebastian Vettel nuk e kaloi dot kufirin e Q2 e do të niset nga vija e shtatë.
Mes Hamilton e Verstappen përfundon të festojë… Bottas. Finlandezi dogji kryesuesin e kampionatit në “time-attack” të fundit e i rrëmben për fare pak pole të GP së parë në Imola, 14 vjet nga ai i mëparshmi. U tregua i aftë Valtteri të përmbyste ritin e tij të zakonshëm që e shihte të shpejtë të premten, por kalohej nga Hamilton të shtunën. “All Blacks” në Formula 1 blindojnë vijën e parë të një takimi që, tek Mercedes, do të mbajë “lehtësisht” titullin e shtatë të Konstruktorëve.
Kërcënimi që përfaqësohej nga Max Verstappen u venit në minutat e parë të Q2, kur një humbje fuqie e detyroi hollandezin të kthehej në box (“No poëer! No poëer!” thërriste në radio) e skuadra e tij kreu një ndërhyrje të shpejtë në RB16 për ti kthyer Max një makinë për tu kualifikuar në sekondat e fundit për në fazën vendimtare të kualifikueseve. Zhgënjim më i madh se Verstappen është vetëm ai i Lewis Hamilton (që u shfaq hapur në intervistë) që pole position në këtë cirkuit e kishte shumë të rëndësishëm.