Londra zyrtare: Lidhjet me Uashingtonin do të riforcohen kushdo qoftë fituesi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lidhjet mes Britanisë së madhe dhe SHBA do të riforcohen kushdo qoftë fituesi i zgjedhjeve që ka përballur republikanin,  Donald Trump me demokratin, Joe Biden, theksoi një zëdhënës i Boris Johnson.

“SHBA-ja është aleati ynë më i afërt dhe ne jemi të bindur se marrëdhënia jonë do të riforcohet, kushdo qoftë kandidati që do të fitojë zgjedhjet”, theksoi për shtypin një zëdhënës i kryeminstrit britanik.

“Në fushën e tregtisë, sigurisë, shërbimeve sekrete, mbrojtjes, inovacionit dhe kulturës, pak vende bëjnë më shumë së bashku”, theksoi zëdhënësi.

“Është populli amerikan që ka vendosur dhe padyshim që kjo është një garë e ngushtë. Ne kemi besim të plotë në ekuilibrin e pushteteve të sistemit amerikan për të prodhaur një rezultat demokratik”, shtoi ai.

Ministri i Punëve të Jashtme, i bëri jehonë këtij qëndrimi në Twitter, duke theksuar se marrëdhënia mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe po shkon shumë mirë dhe se ajo do të forcohet kushdo qoftë fituesi.

Share This Article