Franca ka vendosur që gjendja emergjente të mbetet në fuqi deri më 16 shkurt të vitit të ardhshëm për shkak të gjendjes së rëndë me rastet e koronavirusit.
Për shkak të mungesës së votave në seancën e së martës në Asamblenë Kombëtare, ky vendim nuk u mor në fillim. Megjithatë, në seancën e mbajtur të enjten, zgjatja e gjendjes emergjente u miratua.
Fillimisht, gjendja e emergjencës shëndetësore ishte shpallur në mars gjatë valës së parë dhe kishte qëndruar në fuqi dy muaj, shkruan Anadolu.
Kjo gjendje u kthyer përsëri më 17 tetor përmes një dekreti të qeverisë.
Gjendja emergjente i jep autoritet qeverisë që të kufizojë liri të caktuara në tërë territorin e vendit ose në rajone të caktuara.