Ish-presidenti, Hashim Thaçi, përgjatë konferencës pas konfirmimit të aktakuzës, iu ka bërë thirrje politikanëve që të mos mblidhen e të protesojnë.
“Ju bëj thirrje politikanëve të mos mblidhen e të mos protestojnë. Ju falënderoj për besimin që më keni dhënë. Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të shihemi prapë, do të shihemi faqebardhë, zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, deklaroi Thaçi.
Ai tutje ka treguar edhe për konfirmimin e aktakuzës së tij, të ngritur nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e presidentit, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.
Bashkë me Thacin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Të gjitha të akuzuarit kanë qenë prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Akuzat e tyre kanë të bëjmë me krime që Prokuroria Speciale pretendon se i kanë kryer ata.