Meta: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike

albnews
By
1 Min Read

Pasi Presidenti Hashim Thaçi njoftoi dorëheqjen, ka ardhur reagimi mbështetës i homolohut të tij, Ilir Meta.

Meta shkruan në Facebook se vlerëson aktin e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve që dhanë dorëheqjen për tu përballur me akuzat në Hagë, ndërkohë që tha se ishte i bindur në pafajësinë e tyre.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.
Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.
Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar. 

Share This Article