Përmes një postimi në Twitter, Ambasada e Britanisë ka theksuar se krimet e rënda duhet të hetohen nga institucionet e duhura.
“Të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Kuvend këtë javë. Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik” shkruan Ambasada e Britanisë.
Javën e kaluar deputetja e PDK-së Flora Brovina prezantoi një fotografi ku shiheshin disa burra me uniforma duke dhunuar një femër.
Deputetja e PDK-së pretendonte se fotografia është e luftës së fundit ndërsa më voni doli se është marr nga një film pornografik.