• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Aleatët urojnë Biden, Rusia dhe Kina në pritje të proceseve ligjore

Aleatët urojnë Biden, Rusia dhe Kina në pritje të proceseve ligjore

by albnews
11 November, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

Udhëheqësit botërorë kanë dhënë reagimet e tyre ndaj fitores së Joe Biden-it në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Por siç raporton Henry Ridgwell nga Londra, disa rivalë amerikanë, përfshirë Kinën dhe Rusinë, po presin përfundimin e sfidave ligjore ndaj rezultatit. Megjithë masat e izolimit për koronavirusin në Evropë, festimet më të mëdha u mbajtën ndoshta në Ballina, të Irlandës, në vendin e origjinës së stër-stër-stërgjyshit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

“Thjesht nuk e prisnim, kështu që ishte emocionuese. Por jemi absolutisht të entuziazmuar dhe thjesht nuk mund ta përshkruajmë me fjalë“, thotë Laurita Blewitt, kushërirë e tretë e zotit Biden.

Joe Biden shpesh ka folur për krenarinë e tij për rrënjët irlandeze. Ai ka paralajmëruar Britaninë se dalja e saj nga Bashkimi Evropian nuk duhet të rrezikojë paqen në Irlandën e Veriut – dhe vitin e kaluar e quajti Kryeministrin britanik Boris Johnson një ‘klon’ të Presidentit Donald Trump. Boris Johnson tha të dielën se do të dëshironte të bashkëpunonte me administratën e re.

“Unë mendoj se ka shumë më tepër që bashkon qeverinë e këtij vendi dhe qeverinë në Uashington në çdo kohë, në çdo fazë, sesa janë ato që na ndajnë”, tha zoti Johnson.

Bashkimi Evropian gjithashtu mirëpriti zgjedhjen e Joe Biden-it.

“Së bashku ne do të trajtojmë sfidat e ngutshme globale: pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj ekonomike, ndryshimin klimatik dhe humbjen e biodiversitetit, rregullat e nevojshme për ekonominë dixhitale dhe shoqërinë, sigurinë globale dhe reformën e sistemit shumëpalësh të bazuar në rregulla”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Por Evropa nuk duhet domosdoshmërisht të presë një rrugëtim të lehtë, thotë analisti Inderjeet Parmar i City University në Londër.

“Duke pasur parasysh mjedisin gjithnjë e më konkurrues, unë mendoj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në negociata të vështira. Marrëveshja e tregtisë me BE-në dhe Britaninë nuk do të jetë e lehtë. Dhe unë mendoj se për NATO-n, do të kërkohet që evropianët të bëjnë shumë më tepër”, thotë zoti Parmar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u duk të hënën se i pranoi këto sfida.

“Amerika është dhe mbetet aleati ynë më i rëndësishëm. Por pret, me të drejtë, që ne të bëjmë përpjekje më të forta për t’u kujdesur për sigurinë tonë”, tha zonja Merkel.

Evropa shpreson se Joe Biden do të kërkojë rifutjen në marrëveshjen bërthamore të Iranit. Izraeli është kundër kategorikisht. Në një mesazh videofonik ku uron Joe Biden-in, Kryeministri izraelit nuk e përmend marrëveshjen.

“Unë e njoh atë si një mik të madh të shtetit të Izraelit”, tha zoti Netanyahu.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, shkroi në Twitter se: “Trumpi do të ketë ikur pas 70 ditësh. Por, ne do të qëndrojmë këtu përgjithmonë. Të presim që të huajt të garantojnë siguri, nuk është kurrë gjë e mirë. Ne ua shtrijmë dorën fqinjëve tanë për dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet”.

Kina është në mesin e një lufte tregtare me Uashingtonin. Media shtetërore kineze tha se zgjedhja e Joe Biden-it ofron më shumë parashikueshmëri. Në Hong Kong – ku protestat pro-demokracisë vazhdojnë kundër Pekinit – disa kanë frikë nga një qëndrim më i butë i Shteteve të Bashkuara.

“Unë mendoj se në një kohë kur qeverisja totalitare po rritet në shumë vende, përqasja e Biden-it, edhe pse më paqësore ose me më pak forcë, është shumë e butë”, thotë Hoi, banor i Hong Kongut.

Si Pekini ashtu edhe Moska ende nuk kanë dhënë komente zyrtare mbi fitoren e zotit Biden, duke vënë në dukje se po zhvillohen sfida ligjore për rezultatin nga Presidenti aktual Donald Trump. /voa

Previous Post

Florian Marku fiton në pak sekonda me “KO”

Next Post

​Vullnetarët e vaksinës Pfizer për COVID-19 tregojnë efektet e saj anësore

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
Next Post
​Vullnetarët e vaksinës Pfizer për COVID-19 tregojnë efektet e saj anësore

​Vullnetarët e vaksinës Pfizer për COVID-19 tregojnë efektet e saj anësore

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM