Në një konferencë për shtyp, përkrah kreut të OBSH për Europën, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për të përballuar pandeminë e Covid-19.
Manastirliu foli për plotësimin e të gjitha kushteve për stafet shëndetësore, bonuse për ata që janë në linjën e parë të luftës kundër Covid-19 dhe për rritje historike pagash për mjekët dhe infermierët.
Ministrja e Shëndetësisë foli edhe për rritje të kapaciteteve spitalore.
Sipas saj, me futjen në skenar edhe të spitaleve rajonale, numri i shtretërve shkon në 1600.
“Strategjia e përballimit të vjeshtë dimrit, të përgatitur nga ekspertët tanë dhe të mbështetur nga ekspertët e OBSH janë udhërrëfyes të rëndësishëm për të adresuar të gjitha nevojat në përgjigje të situatës së epidemisë, për të forcuar kapacitetet e sistemit tona shëndetësor edhe gjatë kësaj faze. Pa harruar asnjë moment se detyra jona është të kujdesemi për ata që kanë nevojë kujdes shëndetësor.
Ne nuk kemi lënë askënd pas. Po forcojmë kapacitetet dhe të përballojmë situatat që mund të vijnë gjatë vjeshtë dimrit.
Kemi rritur kapacitetet e testimit dhe gjurmimit me 4 herë, kemi rritur kapacitetet spitalore me 500 shtretër. Ndërkohë që kemi 3 skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e çojnë këtë kapacitet në 1600 shtretër dhe duke vijuar me trajnimi e ekipeve mjekësore”, tha Manastirliu.