E ftuar në RTV Ora, Rigelta Loku u shpreh se pas fjalimit të Kuvend, ka pasur një vëmendje mediatike shumë të madhe ndonëse ishte një person shumë i thjeshtë.
“Unë pas fjalimit të Kuvend kam pasur një vëmendje mediatike shumë të madhe ndonëse isha një person shumë i thjeshtë. Unë kam pasur shumë ftesa dhe kërkesa në studio, por vendosa të mos shkoja askund. Nuk e kuptoja pse duhet të thoja sërish në studio ato që thash më parë.
Unë jam pjesë e Nismën Thurje dhe jemi të gjithë bashkë me Nismën Thurje. Rudina Hajdari ishte vetëm një figurë publike. Ky është qëllimi, që të jem në parlament. Nuk dua të mbahem mend si vajza që përloti parlamentit. Dua të jem vajza që flet realitetin e saj dhe lufton për këtë realitet.
Tani dua që ta shpalos më tepër këtë realitet pasi nuk ka ndryshuar asgjë. Unë nuk vij nga një realitet politik, por nga një realitet social. Unë do të jem kandidate në qarkun e Lezhës”, tha ajo.