Nga qyteti i Vlorës, ku po zhvillon takimin në kuadër të turit “Deputeti që duam”, kryeministri Edi Rama hodhi sërish akuza ndaj opozitës, e cila sipas të cilit, po kërkon katastrofën shëndetësore në vend me qëllim marrjen e pushtetit.
Sipas Ramës, të njëjtën situatë që po kalon Shqipëria po e kalon e gjithë bota, por askund opozita nuk sillet si kjo e Tiranës.
“Kush flet sot për spitalet e Shqipërisë dhe nxjerr ga goja fjalë të padenja ose i ka parë në kohën e vjetër dhe kujtojnë se janë akoma si sot dhe kur i sheh si janë sot përmes videove, i ka dy sytë në ballë por e ka mendjes në gjumin e Lulit, i ka të dy veshët në vend por e ka mendjen te dokrrat e Monikës.
Shqipërisë ‘spo i ndodh asgjë që s’po i ndodh rajonit dhe vendeve të tjera. është shumë e dhimbshme por e vërtet që sot në këtë situatë në Shqipëri shoqëria jonë më shumë sesa problemin e mundësive për të përballuar këtë sfidë vuan pamundësine e një pakice për të gjetur arsye dhe forcë për tju bashkuar shumicës në këtë sfidë.
Opozita shpresën e fundit për tu kthyer në pushtet e ka varur te armiku i padukshëm. Fatkeqësisht ëndërron katastrofën atë që thotë përditë duke e shitur si të ishte realiteti që fshihet por në fakt është ëndrra e saj qametin dhe kolapsin e sistemit tonë shëndetësor. Ënderron të mos ketë shtretër dhe Shqiprëia ta humbasë këtë sfidë dhe ata të përfitojnë atë pushtet përsëri të cilin e kanë patur dy herë dhe në të dyja herët kanë treguar se dinë ta përdorin vetëm për vete, ndërkohë që Shqipërinë dy herë e kanë çuar në drejtim të paditur”, tha Rama./Ora News/