Pas tetë muajsh bisedimesh mes pandemisë, Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe fillojnë javën ardhshme linjën e fundit të negociatave post-Brexit.
Britania e Madhe ka lënë zyrtarisht BE-në më 31 janar, por efekti i divorcit do të ndjehet plotësisht vetëm më 1 janar 2021, në përfundim të një periudhe tranzicioni, gjatë të cilës ato vazhdojnë të aplikojnë rregullat europiane.
Deri në atë kohë, Londra dhe Brukseli ishin zotuar të përfundonin një traktat tregtar “me tarifë zero, kuotë zero” për të kufizuar sa më shumë pasojat negative dhe të pashmangshme të Brexit.
Sidoqoftë, me më pak se pesëdhjetë ditë nga fundi i vitit, diskutimet edhe pse intensive po vazhdojnë të ngecin.
“Logjika dhe arsyeja duhet të bëjnë të mundur arritjen e një marrëveshjeje”, theksoi një diplomat europian.
“Por nëse një gjë është bërë e qartë gjatë viteve të fundit, është se logjika ekonomike dhe mirëkuptimi nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar se çfarë po ndodh me Brexit”, shtoi ai.