I ftuar në RTV Ora, ish-ministri Genc Pollo u shpreh se refuzimi për mos’hapjen e negociatave nuk bëhet me Ramën kryeministër, sepse janë 15 kushte që ai nuk i njeh.
Ai tha se shteti ligjor në vendin tonë ka qenë shumë më problematik sesa e kanë paraqitur raportet në BE.
“Rama i bën presion gjyqësorit që të mos i dalin të vetit, ndoshta edhe vetja e tij. Të gjitha ata me dosje ai i promovoi në poste shtetërore. Për BE-në një gjë e tillë është më se e dukshme. Refuzimi për mos’hapjen e negociatave nuk bëhet me Ramën kryeministër, sepse janë 15 kushte që ai nuk i njeh. Ndërsa ai vazhdon t’i bllokojë si kushte për t’i plotësuar.
Shteti ligjor në vendin tonë ka qenë shumë më problematik sesa e kanë paraqitur raportet në BE. Franca dhe Gjermania, apo Spanja e Holanda deklarojnë se vendi ynë nuk i ka përmbushur kushtet. Ndryshe nga Maqedonia ne kemi 15 kushte që Rama jo vetëm nuk i plotëson, por nuk i pranon se ekzistojnë. Rama gënjen kur flet për problemet e brendshme të BE-së. Holanda është për hapjen e negociatave, por thotë se kemi probleme me Gjykata Kushtetuese apo me blerjen e votës. Ata janë prononcuar për këtë çështje”, tha Pollo.
Pollo shtoi se me gjasë konferenca ndërqeveritare do të mbahet pas zgjedhjeve. Këto zgjedhje do të jenë të rëndësishme për vendin tonë
“Që evropianët të kenë qëndrim pozitiv nuk u thuhet se keni zgjedhje dhe nuk merrni vendim, se kjo do të thotë t’i ofendosh. Me gjasë konferenca ndërqeveritare do të mbahet pas zgjedhjeve. Këto zgjedhje do të jenë të rëndësishme për vendin tonë dhe pastaj edhe për negociatat. Se edhe një ndër kushtet është implementimi në praktikë i reformës zgjedhore. Rama e ka prishur konsensusin duke ndryshuar kushtetutën”, deklaroi ai.