Albania
Kishillat e mjekëve për ushtrimet fizike pas infektimit me Covid
Sportet dhe aktivitetet e tjera fizike janë të rëndësishme për të forcuar sistemin imunitar. Sipas mjekëve ata që kanë një sistem të fortë imunitar natyror kanë shanse të mira që në rast infektimi me Covid të kenë vetëm simptoma të buta.
Një studim i publikuar në New York Times, ka trajtuar situatën fizike të njerëzve pasi kalojnë Covid-19. Në studim thuhet që njerëzit nuk duhet të ushtrohen nëse shfaqin simptoma të Covid. Gjithashtu është vërejtur se shumë pacient që përpiqeshin t’i ktheheshin aktivitetit të mëparshëm, kishin vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje ekstreme.
Vështirësi të tilla janë vënë re dhe tek pacient mjaft të shëndetshëm dhe të aftë fizikisht, përpara se të infektoheshin me Covid-19. Edhe nëse kishin simptoma të lehta gjatë infektimit, përsëri, situata fizike post-covid ishte e vështirë.
Njerëzit që kanë patur një aktivitet të rregult fizik përpara infektimit me Covid-19, duhet të marrin disa masa përpara se të ushtrohen përsëri:
Mos u ushtroni nëse jeni ende i/e sëmurë
Mos ushtroni nëse keni simptoma aktive, duke përfshirë ethe, kollë, ose dhimbje gjoksi.
Rikthehuni ngadalë në aktivitetin fizik
Edhe nëse keni pasur vetëm simptoma të lehta, pa dhimbje gjoksi apo pa temperaturë, duhet të prisni derisa të keni të paktën shtatë ditë pa simptoma para se të ktheheni në stërvitje. Filloni me vetëm 50% të intensitetit normal. Rekomandohet një kthim gradual, hap pas hapi dhe i ngadalshëm në aktivitetin e plotë.
Ndaloni ushtrimet nëse simptomat kthehen
Nëse pas kthimit në aktivitetin fizik ju kthehen simptomat, duke përfshirë dhimbje gjoksi, ethe, rrahje zemre të shpejta duhet të vizitoni një mjek.
Testohuni
Nëse keni simptoma të ftohjes ose gripit, testohuni për Covid-19 para se t’i ktheheni stërvitjes. Nëse mendoni se mund të keni pasur Covid-19, një test mund t’ju ndihmojë ju dhe mjekun tuaj të merrni vendime për kthimin e sigurt në stërvitje.
Edhe nëse nuk jeni diagnostikuar kurrë me Covid-19, kini kujdes dhe kushtojini rëndësi mënyrës se si ndiheni. Shumë njerëz me Covid-19 nuk e dinë se e kanë, ose kanë simptoma të përgjithshme si shqetësime të lehta, lodhje ose dhimbje të muskujve. Prandaj tani më shumë se kurrë duhet ta dëgjoni trupin tuaj.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
