Sulmi rus në Chernihiv, më shumë se 40 persona ndodhen ende në spital

albnews
By
1 Min Read

Dyzet e një persona janë ende në spital duke marrë trajtim mjekësor, pasi një raketë ruse goditi një shesh  qendror në qytetin e Ukrainës, Chernihiv.

Shtatë persona, duke përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar, u vranë dhe të paktën 129 u plagosën.

Nga ata 129, 15 ishin fëmijë dhe 15 policë, tha ministri i Brendshëm Ihor Klymenko në Telegram.

Mbeturinat u shpërndanë nëpër një shesh përpara një teatri të dëmtuar dhe ndërtesave përreth.

“Është e tmerrshme, e tmerrshme. Kishte të plagosur, ambulanca dhe xhama të thyer këtu,” tha banori vendas Valentyna.

Share This Article