Michigani nuk pajtohet me Trumpin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentit amerikan, Donald Trump, i janë zbehur edhe më shumë gjasat që ta shmangë humbjen në zgjedhjet presidenciale, pasi ligjvënësit në Michigan kanë paralajmëruar se nuk do ta refuzojnë fitoren e parashikuar të Joe Bidenit.

Dy ligjvënës republikanë janë shprehur se do të respektojnë procesin normal. Të premten, shteti i Georgias ka certifikuar fitoren e ngushtë të Bidenit, duke vështirësuar edhe më shumë punët për presidentin Trump.

Fitorja e Bidenit në sistemin e Kolegjit Elektoral është projektuar të jetë 306 me 232 – një epërsi shumë e lartë e Bidenit që prin edhe në votat popullore me 5.9 milionë vota më shumë. Presidenti republikan të premten rrejshëm ka deklaruar se është fitues i zgjedhjeve presidenciale, ndërsa ka vazhduar akuzat se pati manipulime të mëdha votash në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Share This Article