Shqiprim Arifi shërohet nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, është shëruar nga infektimi me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook, ku shkruan se është kthyer përsëri në familjen e tij.

“Pa ekzagjeruar, mund t`ju them se kam kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje. Në një moment të heshtjes, kërkoj nga ju t`i përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën nga kjo pandemi globale dhe të lutemi për vëllezërit, motrat, prindërit, miqtë tanë që tani në këto momente sfidohen nga koronavirusi”, ka shkruar Arifi.

Ai është shprehur i shqetësuar me situatën e krijuar nga pandemia në rajon, duke kërkuar nga qytetarët që të kenë përgjegjësi dhe disiplinë.

Arifi ditë më parë kishte njoftuar se ishte shtrirë në Spitalin e Nishit dhe gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë.

Share This Article