• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Biden rezulton negativ në testin për koronavirus

Rikonfirmohet fitorja e Bidenit në Wisconsin

by albnews
30 November, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Wisconsi përfundoi rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale të dielën, duke konfirmuar fitoren e demokratit Joe Biden ndaj presidentit Donald Trump në një nga shtetet vendimtare. 

Presidenti Trump ishte zotuar sedo të kundërshtonte rezultatin në gjykatë edhe para se të përfundonte rinumërimi.

Qarku Dane ishte qarku i dytë dhe i fundit që përfundoi rinumërimin, duke njoftuar për 45 vota shtesë për zotin Trump. Qarku Miluoki, qarku tjetër i madh dhe me shumicë dërrmuese liberale të shtetit në qendër të një rinumërimi që kishte kërkuar zoti Trump, i njoftoi rezultatet të premten, me 132 vota më shumë për zotin Biden.

Të marra së bashku, të dyja qarqet pothuajse nuk e ndryshuan fare epërsinë e zotit Biden prej rreth 20,600 votash,duke i dhënë fituesit edhe 87 vota të tjera.

“Siç e kemi thënë, rinumërimi thjesht rikonfirmoi fitoren e Joe Bidenit në Wisconsin,” tha Danielle Melfi,  cila drejtoi fushatën e zotit Biden në Wisconsin, në një deklaratë për agjencinë Associated Press.

Pa një precedent për përmbysjen e një epërsie aq të madhe sa ajo  zotit Biden, Presidenti Trump pritej gjerësisht t’i drejtohej gjykatës pasi të mbaronte rinumërimi.

Fushata e tij sfidoi mijëra fletëvotime të hedhura në mungesë gjatë rinumërimit, dhe madje edhe para se të përfundonte ai, Trump shkruante në Twitter se do të padiste.

“Rinumërimi në Wisconsin nuk ka të bëjë me gjetjen e gabimeve në numërim, ka të bëjë me gjetjen e njerëzve që kanë votuar në mënyrë të paligjshme dhe ajo padi do të bëhet pas rinumërimit, të hënën ose të martën,” shkroi Trump të shtunën. “Kemi gjetur shumë vota të paligjshme. Na ndiqni!”

Zyrtarët e fushatës së zotit Trump nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të agjencisë AP për komente të dielën.

Afati i fundit për të çertifikuar votimin është e marta. Çertifikimi bëhet nga kryetari demokrat i Komisionit dypartiak Zgjedhor të Wisconsinit.

Aleanca e Votuesve të Wisconsinit, një grup konservator, ka hapur tashmë një proces gjyqësor kundër zyrtarëve shtetërorë të zgjedhjeve që kërkojnë të bllokojnë çertifikimin e rezultateve. Padia përfshin shumë nga pretendimet që pritet të bëjë edhe zoti Trump.

Avokatët e guvernatorit Tony Evers i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë të shtetit të hedhë poshtë padinë. Evers, një demokrat, tha se ankesa është një “përzierje shtrembërimesh ligjore” që përdor keqinterpretime faktike në një përpjekje për t’u hequr të drejtën e votës miliona banorëve të Wisconsit.

Një padi tjetër e paraqitur gjatë fundjavës nga banori i Wisconsit, Dean Mueller argumenton se fletët e votimit të hedhura në kuti të posaçme votimi janë të paligjshme dhe nuk duhet të numërohen.

Avokatët e zotit Trump janë ankuar në lidhje me fletëvotimet në mungesë kur votuesit e identifikuan veten si “të izoluar për një kohë të pacaktuar”, duke i lejuar ata të hedhin votën pa treguar një dokument identifikimi; fletëvotimet që kanë një zarf çertifikimi të plotësuar me dy ngjyra të ndryshme boje, që tregon se një punonjës i sondazhit mund të ketë ndihmuar në plotësimin e tij; dhe fletëvotimet në mungesë për të cilat nuk është dikumentuar ndonjë kërkesë, të tilla si fletëvotimet personale në mungesë.

Zyrtarët e zgjedhjeve në të dy qarqet numëruan ato fletëvotime gjatë rinumërimit, por i shënuan ato si prova me kërkesë të fushatës së zotit Trump.

Fushata e Presidentit Trump tashmë ka dështuar në përpjekje të tjera në gjykatë, duke mos pasur prova për mashtrime të përhapura, për të cilat ekspertët gjerësisht pajtohen se nuk ekzistojnë.

Sfidat ligjore të zotit Trump kanë dështuar në Arizona, Georgia, Michigan, Nevada dhe Pensilvani./VOA/

Previous Post

Shqipëri, pasojat e virusit dhe tërmetit, borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së

Next Post

100 mijë të papunë deri në fund të vitit, paralajmërohet grevë

albnews

albnews

Related Posts

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë
Bota

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane
Bota

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

13 May, 2025
Next Post
100 mijë të papunë deri në fund të vitit, paralajmërohet grevë

100 mijë të papunë deri në fund të vitit, paralajmërohet grevë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM