Covid-19 i merr jetën ish-basketbollisti i njohur beratas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë nga Covid-19 basketbollisti beratas dhe arbitër i ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu.

72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin Covid në Tiranë. Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me Coronavirusin.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit beratas, që e kujtojnë atë me nostalgji.

72-vjeçari Petraq Gjogu ka qënë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend.

Në vitin 2001, Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat.

Pas lajmit për vdekjen e tij, ka qënë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat, ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90.

Kryetari i PD Berat, Gazmend Azizi, duke e cilësuar 72-vjeçarin Gjogu “demokrat të orëve të para”, i ka përcjellë familjes ngushëllimet e përzemërta.

Share This Article