Kryeministri grek, Aleksis Cipras fitoi sot në mbrëmje një votëbesim në Parlamentin grek.
Mocioni i besimit u votua nga shumica absolute e deputetëve, ku por ishin 151, deputetët e partisë së tij të majtë Syriza’ si dhe deputetë të pavarur, njoftoi pwr media një burim zyrtar.
Kryeministri grek Aleksis Cipras e kërkoi votëbesimin pas dorëheqjes së partnerit të koalicionit, Panos Kammenos dhe grekëve të pavarur, lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë.
Vitin e kaluar dy vendet ranë dakord për emrin ri Republika e Maqedonisë së Veriut.
Marrëveshja është e nevojshme që Maqedonia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por ajo duhet të ratifikohet edhe nga parlamenti grek.