Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, se Arba Kokalari ka siguruar ulësen e saj në Bruksel.
“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike, sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”, shkruan ai.