Pak ditë më parë, në datën 1 dhjetor Komiteti i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme ka publikuar një raport lidhur me hartimin e Fake News dhe Dezinformimin në Ballkanin Perëndimor.
Ky raport me 83 faqe është punuar nga Samuel GREENE, Gregory ASMOLOV, Adam FAGAN, Ofer FRIDMAN, Borjan GJUZELOV. Në faqen e 22 dhe 23 të këtij raporti, përtej materialeve të tjera që raportohen, ka një qendrim mjaft të fortë edhe për dezinformimin në Shqipëri dhe mediat shpërndarëse dhe problematikat e tyre.
Sipas këtij raporti, nga analiza e të dhënave nga Facebook tregon se në rrethin e mediave të nivelit më të lartë ka kanale që shpërndajnë dezinformim. Sipas të dhënave të publikuara në raport rezulton se bëhet fjalë për Top Channel me pronare Vjollca Hoxha dhe nga ana tjetër televizioni me linjë opozitare Ora News, i Ylli Ndroqit. Gjithashtu në këtë raport përmenden edhe gazeta tema edhe portali JOQ.
“Ta themi thjesht, dezinformimi në Shqipëri është i kudondodhur. Është i pranishëm në një mënyrë apo në një tjetër në të gjithë spektrin politik dhe në të gjithë peisazhin mediatik. Analiza e të dhënave nga Facebook tregon se në rrethin e mediave të nivelit më të lartë ka kanale që shpërndajnë dezinformim. Kështu shpërndarësit e dezinformimit në mediat sociale përfshijnë edhe dy stacionet televizive kryesore, Top Channel Albania, në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe ai i lidhur me opozitën, Ora News, në pronësi të Ylli Ndroqit, një oligark i akuzuar për trafik droge. Por lista gjithashtu përfshin median e shkruar dhe online, që kanë një reputacion të lartë, gazetari investigative dhe të pavarur, si JOQ Albania dhe Gazeta TemA. Sidoqoftë, rrallë ndonjë nga këto raste të dezinformimt ngrihen në nivelin e një fushate të qëndrueshme. Përpjekjet në përgjithësi janë oportuniste dhe qëllimet janë sipërfaqësore. Në anën tjetër dezinformimiet me burime të huaja janë një pjesë e vogël e dezinformimit në Shqipëri”, thuhet në raport./CNA.al