Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një vizitë në stacionin policor në Komunën e Bogovinës theksoi se nuk ka indikacione se në shtet mund të ketë prishje të rendit dhe qetësisë për shkak të bllokimit të mundshëm të Bullgarisë për mos fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Prishje të sigurisë në vend nuk ka dhe nuk mund të ketë, sepse nuk ka asnjë lloj indikacioni. Institucionet e vendit funksionojnë në mënyrë normale dhe të gjitha elementet e sektorit të sigurisë janë të fokusuara që të ruajmë paqen dhe rendin e qytetarëve”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.