Mediat nga Prishtona kanë raportuar për zhvillimin e aksionit policor në veri të Kosovës.
Media kosovare publikon pamje nga operacioni policor në Mitrovicë, ku janë arrestuar disa zyrtarë policorë, disa qytetarë.
Gjatë aksionit janë plagosur 4 policë.
Aksioni ka hasur rezistencë dhe mediat kanë publikuar dhe momentin e të shtënave me armë.
KFOR eshte shprehur se aksioni i Policisë së Kosovës është kryer me urdhër të Prokurorisë në Prishtinë.
“Operacioni i Policisë së Kosovës po zhvillohet me urdhër të Prokurorit në mbarë Kosovën, jo vetëm në veri dhe jo drejtuar kundër serbëve, por kundër atyre që akuzohen për korrupsion dhe krime”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso.