Tensione të shumta pranë hyrjes së Kryeministrisë ku po zhvillohet protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.
Mësohet se deri më tani janë 8 policë të plagosur, 5 te Ministria e Brendshme dhe 3 te Kryeministria.
Efektivët janë plagosur në kokë shumica dhe në trup.
Ata janë goditur me gurë e sende të forta nga protestuesit.
Policët po porosisin vazhdimisht të ruajnë qetësinë të shmangin sa të munden përplasjen me protestuesit
Ndërkohë, sipas informacioneve të Ora News, 3 policë të plagosur ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës.