ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 8 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 8 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 9 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 9 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Grenell: Kosova duhet ta forcojë drejtësinë vendore, jo t’i çojë njerëzit në Hagë

albnews by albnews
10 December, 2020
in Kosova
0
Flet Grenell, tregon a u shkarkua nga Trump
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

sh-ambasadori i SHBA-së në Berlin dhe emisari i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një diskutim online të mbajtur në fillim të dhjetorit, ka thënë se Kosova duhet të punojë që sundimi i ligjit të funksionojë brenda shtetit, dhe jo t’i delegohet dikujt jashtë, duke përmendur shembullin e Gjykatës së Hagës. Ai, gjithashtu, ka thënë se rajoni i Ballkanit duhet të kalojë “fazën emergjente” dhe SHBA-ja më pas të rikonsiderojë prezencën ushtarake dhe t’i tërheqë 600 ushtarët që shërbejnë që nga viti 1999.

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe i dërguari special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në fillim të dhjetorit ka zhvilluar një diskutim online me anëtarët e Qendrës për Marrëdhënie dhe Politika Ndërkombëtare që funksionon në kuadër të Institut për Politika dhe Strategji. Në të Grenell ka folur për raportet Prishtinë – Beograd teksa ka thënë se njerëzit nuk duhet të zvarriten në të kaluarën, shkruanThe Tartan.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Grenelli ka thënë se prej kohës kur ka qenë shumë i afërt me Presidentin Trump dhe me Sekretarin e Shtetit, të dyja palët e bisedimeve i janë afruar atij dhe kanë shprehur dëshirë për vëmendje të nivelit të lartë gjatë negociatave.

Ai ka shtuar se palët kanë diskutuar për rritjen në të ardhmen dhe zhvillimin ekonomik, veçanërisht për zemërimin që kanë për mungesën e fokusit në zhvillimin e rajonit.

Më tutje, ai e ka pranuar se palët nuk kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes politike dhe për këtë arsye, fokusi i ekipit të tij ka qenë në ekonomi.

“Ne nuk ishim në atë pikë që të krijonim një zgjidhje politike”, citohet të ketë thënë Grenelli, duke shtuar se ekipi i tij u përqendrua te rritja ekonomike, më saktësisht në krijimin e vendeve të punës dhe që, siç u shpreh ai, njerëzit të mos zvarriten në të kaluarën.

Grenelli, gjithashtu, kishte theksuar se negociatat mes palëve ishin të vështira. Sidoqoftë, ai ka potencuar se marrëveshjet për transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor janë bazë e mirë për arritjen e marrëveshjeve më të mëdha, si Marrëveshja për Normalizim Ekonomik, e cila, sipas tij, kërkon që Shtetet e Bashkuara të gërmojnë thellë në fondacione.

Ai ka përsëritur se mes Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk është biseduar për shkëmbimin e territoreve dhe se të dyja palët janë pajtuar për t’i bërë më të llojllojshme burimet e tyre të energjisë.

Grenelli ka thënë se beson që Kosova dhe Serbia duhet të merren vetë me sistemet e tyre të drejtësisë në mënyrë të brendshme e jo, për shembull, të jenë të lidhura me Hagën.

Sipas tij, kjo do t’i ndihmonte dinamikat politike dhe do të ndikonte në kursimin e të hollave, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar qindra miliona dollarë në gjykata ndërkombëtare.

Duke folur për një “konflikt të perceptuar”, Grenelli ka thënë se Ballkani duhet të kapërcejë “fazën emergjente” dhe se më pas Shtetet e Bashkuara duhet ta shqyrtojnë zhvendosjen e mbi 600 trupave që ka aktualisht në Kosovë. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result