Ministri i Brendshëm në largim Sandër Lleshaj, ka thënë sot në “Open” se vendimin për dorëheqjen e ka marrë në momentin që ka marrë vesh lajmin e hidhur, dhe nuk ia ka kërkuar Rama.
Ai është shprehur i brengosur që po largohet duke lënë pas këtë ngjarje të rëndë, por nga ana tjetër thotë se është tepër i qetë pasi u çlirua nga një barrë dhe presion i madh, që ai e cilësoi jo të drejtë.
Pyetje: Si ndiheni?
Lleshaj: Është komplekse, jam larguar nga detyra me brengën e incidentit tragjik, ku humbi jetën qytetari nga efektivi. Së dyti ndihem i qetë dhe i çliruar nga një presion i mad hi padrejtë i pandershëm, për arsye se ka një veçori në këtë. Nuk është pozicion që e kam aspiruar apo kam luftuar. Pozicionin e kam pranuar pasi jam thirrur për këtë. S’kam brengë për lënien e postit, por i lehtësuar nga barra dhe presioni jo normal. Ky pozicion është i ndërlikuar në Shqipëri. Është komplekse si trajtohet këtu ministri i Brendshëm dhe se si e trajton ai Shqipërinë?
Pyetje: Si jeni trajtuar ju?
Lleshaj: Jam trajtuar mirë, përveç këtyre ditëve të fundit. Më kanë sulmuar persona që s’kanë.. Dorëheqjen e kam vendosur kur kam marrë dijeni për rastin. Në protestat e shumta gjatë këtyre viteve, kam ndjekur parimin që policia të ishte një hap pas qytetarëve. Nuk ma ka kërkuar Rama dorëheqjen, e kam marrë vetë vendimin. Në mënyrë kategorike s’më ka thënë gjë Rama. Po të ma kërkonte s’do e jepja. Sepse ishte dorëheqjes morale, jo politike. Nuk lashë të kuptohej më herët sepse doja të ballafaqohesha me Ramën. Kisha bërë gati tekstin dhe gjithçka.
Rakipllari: A keni një gjykim mbi ato tre njoftimet e policisë, jo kishte armë më tej, jo kishte një send që dukej si armë, Klodiani kishte precedent penal etj etj. A keni një koment apo gjykim për këtë?
Lleshaj: Meqënëse më pyetët, nuk ka pasur asnjë kontraditë në këtë ngjarje. Ngjarja ka qenë një shok për policinë e shtetit. Ministri nuk mund të përfaqësohet në çdo polic, nëse ai lajthit apo çmendet. Ministri duhet të distancohet. Të mos bëhet palë me ta kur abuzojnë me detyrën apo kalojnë kompetencat. Policët mbajnë mbi supe një barrë të madhe të gjërave që ndodhin në këtë vend.
Bushati: Ndiheni përgjegjës për këtë krim, sepse Policia e Shtetit ka qenë shumë e dhunshme gjatë këtyre viteve, te Teatri, gazi lotsjellës që kemi parë te st.Trenit apo te Unaza e Re. Nuk po flas këtu për opozitën se mirë keni bërë që i keni futur dru?
Lleshaj: Ky krim nuk ka lidhje me ato që ju parashtruar, por ka ndodhur në rrethana fatkeqe. A ka patur një frymë tjetër policia, një kulturë dhune, dhuna dhe kultura kërcasin bashkë, nuk shkojnë. Unë kam dashur të distancohem prej personave që nuk janë si shumëkush. Nuk ka pasur kulturë dhune në policinë e shtetit.
Bushati: Nuk ka rezultuar kështu në fakt.
Lleshaj: Polica ka instrumentat e veta që i vë në zbatim sipas ligjit. Ia njeh ligji gazin lotsjellës, sepse është më mirë se arma.
Bushati: Te Teatri nuk u përball me dhunë, vetëm ushtroi dhunë.
Lleshaj: Kemi pasur shumë të lënduar, por jam i qetë që të mos e përgjak dhunë gjatë kësaj kohe që kam qenë unë ministër.