Në 30 vjetorin e Partisë Demokratike, kreu i kësaj force Lulzim Basha u ka premtuar qytetarëve se do të luftojnë së bashku për ndryshim.
Basha ka vijuar më tej duke shtuar se do t’i jepet fund tranzicionit, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
“Ne Partia Demokratike jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që së bashku t’i japim fund kësaj të keqje me 25 prill, së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. Do të luftojmë për të shpëtuar dhe rimëkëmbur ekonominë tonë.
Ne do të luftojmë për shëndetin tuaj, do të luftojmë për më shumë vende pune, ne do të luftojmë për drejtësi dhe për ta mposhtur krimin. Ne do të luftojmë për ju, qytetarët e shqipërisë që duan ndryshim. Për këdo që shpreson për një të ardhme më të mirë, bashkë do ta largojmë Ramën dhe modelin e tij për të çliruar energjinë dhe potencialin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që ai bashkë me klasën e tij sundimtare i mban të bllokuar.
Bashkë do t’i japim fund trazicionit, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”, ka thënë Basha.