Në Tiranë kanë vijuar protesta, pas vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.
Një nga zonat më elitare të Tiranës, i njohur si ish-Blloku, ka qenë sonte i “pushtuar” nga të rinjtë e zemëruar, që kanë përmbysur kazanët e plehrave dhe kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore.
Ata kërkojnë largimin e Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu dhe një reformim të policisë. Një pjesë e të rinjve kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit.
Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotjsellës, ka vënë në punë autobote me ujë me presion dhe në disa raste ka ushtruar dhunë jo proporcionale ndaj qytetarëve edhe kur ata nuk përbënin rrezik. Shumë persona janë shoqëruar në komisariate.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama, ka dhënë shenja se nuk është gati të “dorëzojë” drejtorin e policisë, të cilin e kishte sonte në krah, gjatë një prononcimi për mediat.
Më poshtë fotot nga protesta në ish bllok dhe përpara kryeministrisë: