Ambasadori gjerman: Vdekja e të riut na ka prekur, palët të heqin dorë nga dhuna

albnews
By
1 Min Read

Ambasadori  gjerman në Tiranë Peter Zingraf  ka reaguar për vrasjen e të riut Klodian Rasha dhe protestat që pasuan.

Në një deklaratë për mediat, ai kërkon zbardhjen e plotë të vrasjes së 25 vjeçarit por nënvizon se dhuna nuk është zgjidhja.

Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës.  Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna”, tha ambasadori gjerman.

Share This Article