Protesta në Shkodër/ Rama: Opozita po përdor minorenët, e dhimbshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me protestën e zhviluar ditën e sotme në Shkodër, ku u sulmua selia e PS.

Rama thotë se në këtë protestë po përdoren mionorenë për të ushtruar dhunë gjatë protestave.

Sipas Ramës, minorenët po përdoren nga opozita “si streha e fundit e maskarallëkut të politikës”.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme! Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë!”-shkruan Rama.

Kjo është dita e tretë e protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, pasi ai nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Share This Article