VMRO DPMNE-ja ka ndryshuar qëndrimin sa i përket bojkotit të zgjedhjeve presidenciale në rast se Qeveria nuk pranon zgjedhje të parakohshme parlamentare.
I pari i VMRO-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për televizionin Alfa theksoi se opozita nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për president, por që insiston në Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Mickoski pretendon se deklarat e sekretarit të përgjithshëm VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev për bojkot të presidencialeve është keqinterpretuar.
“VMRO-DPMNE-ja është e qartë dhe e vendosur se do të dal në zgjedhje presidenciale dhe do të fitojë. Dhe këtu nuk ka dilema dhe as që duhet pasur. Ne kërkuam zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse, sot keni deputet të zgjedhur nga populli të cilët mbrohen nga qytetarët me polici. Për çfarë të zgjedhur të popullit bëhet fjalë. Neve kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në kuadër të ligjit garantohet Qeveri e modelit të Përzhinos. Një pjesë e madhe e institucioneve do t’i kenë edhe njerëzit e VMRO-DPMNE-së dhe ata do na garantojnë zgjedhje të rregullta”, deklaroi Mickoski.
Nga ana tjetër, shumica parlamentare akoma është duke bieseduar dhe shqyrtuar kandidaturat për president. As LSDM dhe as BDI nuk kanë konfirmuar nëse kanë propozime ose jo.