Florian Marku pas ndeshjes ka thënë se e ka merituar fitoren.
Ai ka qenë shumë i ashpër me gjyqtarët për të cilët ka thënë se janë “duke ja shkatërruar karrierën”.
“Boksi është për ta goditur kundërshtarin në fytyre dhe jo në dorëza. Çfarë bëri ky gjatë tërë ndeshjes. Nuk me godit asnjëherë në fytyrë. Ky gjykim është qesharak”, ka thënë Marku pas ndeshjes.
“A e dinë gjyqtarët çfarë do të thotë për mua një barazim. Kjo është shaka, ata po ma shkatërrojnë karrierën”, ka thënë ndër të tjera Marku.
Boksieri shqiptarë luftoi për tetë raunde me Jamie Stewart.
Por Marku nga 8 raundat, në së paku 5 ishte më i mirë se kundërshtari, ndërsa në raundin e dytë e nakoutoi Jamie Stewart.
Djalit shqiptar me plis të bardhë nuk i pelqeu vendimi i gjyqtarëve, për çka shprehu nervozizëm, duke dal nga skena pa u përshendetur me askë.
Edhe komentatorët nga Londra e vlerësuan si një barazim të padrejtë, pasi Marku ishte dukshëm më i mirë, raporton Albuk Tv.