Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin vaksinimin e qytetarëve me vaksinën e “Pfizer/BioNTEch” kundër koronavirusit nga e hëna, pak pasi miratoi për përdorim emergjent.
Tre milion dozat e para të vaksinës do të ndahen në të gjitha shtetet, ka thënë gjenerali Gustave Perna që monitoron shpërndarjen.
Vaksina ofron mbrojtje deri 95 për qind kundër COVID-19 dhe u konsiderua e sigurt nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Të shtunën, SHBA-ja regjistroi plot 3309 vdekje që lidhen me COVID-19. Kjo ishte dita më e rëndë ndonjëherë.
Britania e Madhe ishte vendi i parë që miratoi vaksinën anti-COVID.