Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga qyteti i Drenasit sërish ka bërë thirrje për bashkim kombëtar.
Duke përmendur izolimin që po i bëhet Kosovës nga BE-ja, Thaçi tha se kjo është një nevojë e pashmangshme për Kosovën.
“Një nga pengesat që po i bëhen Kosovës është izolimi që po i ndodhë Kosovës nga mos uniteti i Bashkimit Evropian. Tash për këtë shtrohet nevoja që të jetojmë në një shtet të përbashkët dhe të ndodhë bashkimi kombëtar”, tha Thaçi.
Këto komente ai i bëri gjatë përurimit të shtatoreve të dy heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala në qytetin e Drenasit në Kosovë.