Gjatë një interviste në “Opinion” ish-kryeminstri Sali Berisha është shprehur se nuk është ndjerë keq që kur dorëzoi pushtetin dhe u largua nga drejtimi i partisë.
“Nuk jam ndjerë keq kur kam dorëzuar pushtetin. Zgjatja e mëtejshme ishte e panvojshme. Kisha 23 vjet që dominoja skenën politike. Zgjodha momentin më të përshtatshëm. Nëse mendon që vetëm ti mund t’i bësh gjërat, ajo është katastrofë. Unë nuk i vlerësoj liderët jetëgjatë. Dhe unë kisha afatin më jetëgjatë që duhej të kisha”, u shpreh Berisha.