I ftuar në RTV Ora, ish-drejtori i policisë Durrë Aleks Hajdari u shpreh se kemi parë policë me kapuçë, pa numra dhe me uniforma që i kanë marrë në Turqi.
“Kemi parë policë me kapuçë, pa numra dhe me uniforma që i kanë marrë në Turqi. Ka shkelje më të madhe se sa kjo që ka bërë drejtori i policisë së shtetit?!
Në terren ka pasur punonjës të policisë të paidentifikueshëm. Ligji e ka shumë të qartë se si bëhet kjo gjë, qoftë edhe në përditshmëri”, tha Hajdari.