Meta dekreton Bledi Çuçin ministër të Brendshëm

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar veprimet proceduriale, duke emëruar Bledi Çuçin në postin e ministrit të Brendshëm.

Në postin e ministrit të Bujqësisë është emëruar Milva Ekonomi, e cila do të zëvendësojë Çuçin që e mbante këtë detyrë deri ditën e djeshme.

Gjithashtu Presidenti Ilir Meta ka  miratuar shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshajt.

Bledi Çuçi u zgjodh nga kryeministri të mbante postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga ky post. Dorëheqja e Lleshaj erdhi pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i Policisë së Shtetit.

Share This Article