Pranverën e kaluar, një raport nga teleskopi më i madh neutrino në botë – një rrjet i gjerë detektorësh të vendosur në akullin e Antarktidës – bëri xhiron e botës. Ai përmendimundësinë e një anti–Universi, ku nga këndvështrimi ynë, koha shkon prapa dhe ku BigBengu përfaqëson një fund, dhe jo një fillim.
Ndërsa është shumë shpejt për të filluar kërkimin mbi “sozitë” tona të kundërta, fizikantët po përpiqen të gjejnë origjinën e sinjaleve të çuditshme që vijnë nga hapësira. Sinjalet u regjistruan nga një koleksion antenash radio të vendosura në Antarktidë nga NASA amerikane.
Pajisja, e quajtur Antena Antarktike Traziente Impulsive (ANITA), merr radio sinjale të prodhuara kur grimcat me energji të lartë që vijnë nga hapësira e thellë, dhe që ndeshen me atmosferën tonë. Disa valë përplasen me Tokën përpara se të ndeshen me ANITA, dhe të tjerët kërcejnë mbi akull.
ANITA mund të tregojë ndryshimin midis tyre. Që nga vendosja e kësaj pajisje në vitin 2006 dhe deri në vitin 2014, pajisja mori sinjale anormale, që i ngjanin llojit të sinjaleve që vijnë nga thellësia e Tokës, por që në këtë rast dukej se vinin nga sipërfaqja.
“Kjo do të thotë që ato duhej të kalonin nëpër një pjesë të madhe të Tokës”-thotë fizikantjaStefani Vizel nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë në SHBA, që punon me pajisjen ANITA. Në zemër të këtij misteri janë neutrinot:grimcat fantazmë, me energji të lartë që mund të përplasen thuajse mbi çdo material të padëmtuar, dhe që mund të prodhojnë impulse radioje të dëgjueshme, të cilat i kap vetëm ANITA.
Për të hetuar më tej sinjalet e pazakonta, fizikanët iu drejtuan për ndihmë “IceCube”, një teleskop neutrino i përbërë nga vargje të gjata detektorësh, të vendosur pranë Polit të Jugut. Një neutrino që kalon përmes akullit, mund të prodhojë grimca të tjera, që lëshojnë flakërima të vogla drite, të cilat nga ana e tyre mund të gjurmohen nga sensorët e “IceCube”.
Shkencëtarët arsyetuan se anomalitë e ANITA-s, duhet të kishin prodhuar sinjale dhe për“IceCube”, dhe këto sinjale mund të zbulonin burimin e hapësirës së thellë nga vijnë këto grimcave. Por pas një kërkimit 8-vjeçar të të dhënave me vlerë, misteri mbetet ende i tillë.
“Nëse sinjali i kapur nga ANITA ishte astrofizik, atëherë ne do të ishim në gjendje ta zbulonim atë në “IceCube. Por kjo gjë nuk ndodhi”- thotë fizikanti Xhastin Vandenbruk nga Universiteti Uiskonsinit, që merret me vëzhgimin e neutrinove.
Gjetjet e reja, të botuara në muajin mars në “The Astrophysical Journal”, nënkuptojnë seshkencëtarët duhet të vazhdojnë që të kërkojnë shpjegime, që janë më pak të njohura deri mësot. Disa shkencëtarë kanë propozuar, se këto anomali lindin nga valët e radios, që “kërcejnë”nëpër shpella apo në liqenet e varrosura nën akullin trashë.
Teoricienë të tjerë propozuan ide më ekzotike, siç janë grimcat e rënda me energji të lartë në përputhje me të dhënat e ANITA, që mund të përshkruajnë një kandidat si ai i materies sëerrët, që besohet se përbën 85 për qind të materies në univers, por që nuk është zbuluar asnjëherë në praktikë.
Të tjerë akoma, supozojnë se grimcat ekzotike i përshtaten një model teorik ekzistues të një universi paralel – një model simetrik me universin tonë, por të mbushur me antimaterie, dhe ku koha ecën prapa dhe jo para. Vizel dhe kolegët e saj, po përgatisin një përditësim më të ndjeshëm të ANITA, dhe ata shpresojnë që pajisja të zbulojë pastaj më shumë nga këto sinjale të çuditshme.
Ajo thotë se është shumë e vëmendshme ndaj të dhënave, por i vlerëson edhe idetë e tjera se nga e kanë origjinën këto sinjale. Pyetjet dhe testet e reja mund të konfirmojnë – ose të hedhin poshtë – teoritë rreth këtyre grimcave të hapësirës së thellë, dhe mënyrës se si u krijua nëfillim Universi ynë.