Ndërkohë që opozita ka thirrur një protestë ditën e dielë, po këtë ditë Shqipërinë pritet ta vizitojë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg do të ketë takime me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Me Ramën do të ketë një konferencë shtypi në orën 15:20.
Burimet bëjnë të ditur se një ndër çështjet që pritet të diskutohet është situata politike në vend.
Stoltenberg viziton Shqipërinë në një situatë të tensionuar, kur opozita proteston, ndërsa qeveria është e vendosur të hyjë në zgjedhje.
Të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa opozita ka paralajmëruar pengimin e tyre.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog.
/Ora News.tv/