Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov thotë se pozicioni i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është në përputhje me interesat Evropiane dhe se një qasje e tillë nuk do të ndikonte në sigurinë e BE-së. Karakaçanov pranon se kishte presion nga vendet e anëtare të BE-së për ta bindur Bullgarinë të heq dorë nga vetoja, por shton se kompromisi me një politike anti-bullgare është i papranueshëm.
Asnjëherë nuk do të bëj kompromis me politikën anti-bullgare dhe mua nuk më intereson një shtetet i parë, i dytë ose i tretë i cili ka interesin dhe vizionin e tij. Bullgaria ka interesat e saja. Kishte tentativa për të na bindur, por tezat me të cilat provonin nuk kishin argumente. E kuptoj angazhimin e partnerëve tanë për hequr dorë ne, por në fund Bullgaria duhet t’i ndjek interesat e saja’ deklaroi Krasimir Karakaçanov, Zëvendëskryeministër i Bullgarisë.
Ndërkohë ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekatarina Zaharieva i është përgjigjur kryeministrit Zoran Zaev. Zaharieva ka potencuar se pozicioni i Bullgarisë nuk është i lehtë për t’u kuptuar dhe se nuk mund të pritet nga Sofja që t’i mbyllë sytë kundër interesave shtetërore.
Pozicioni jonë nuk është i lehtë për tu kuptuar. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vazhdojmë të gjejmë mirëkuptim. Në të njëjtën kohë mos prisni se Bullgaria do t’i mbyllë sytë- tha Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.
Ditë më parë kryeministri Zaev përsëriti se në kontestin me Bullgarinë nuk e din saktë ku qëndron problemi, por shtoi se dialogu duhet të vazhdojë deri në gjetjen e kompromisit mes dy vendeve. I motivuar nga mbështetja e vendeve anëtare, Zaev u shpreh se pret ditë më të mira nga presidenca e ardhshme e BE-së.