Argjentina, Kili, Kolumbia dhe Peruja iu bashkuan një grupi vendesh të tjera për të ndaluar fluturimet nga dhe për në Britaninë e Madhe për shkak të shqetësimit për një variant të ri shumë ngjitës të koronavirusit.
“Argjentina do të pezullojë ardhjet dhe nisjet për dhe nga Britania e Madhe si një masë paraprake”, tha Ministria e Brendshme në Buenos Aires.
Një fluturim i vetëm nga Britania e Madhe që pritet sot në mëngjes është lejuar të ulet në aeroportin ndërkombëtar të Buenos Aires.
Pasagjerët dhe ekuipazhi do të mbahen në karantinë për shtatë ditë.
Qeveria kolumbiane gjithashtu vendosi dje të mos lejojë më fluturime për dhe nga Britania e Madhe duke nisur nga sot, tha presidenti Ivan Duque në Twitter.
Sipas një deklarate, qeveria kiliane vendosi të pezullojë fluturimet direkte nga dhe për në Britaninë e Madhe duke filluar nga nesër.
Peruja ka lejuar vetëm fluturime direkte europiane, por jo nga Britania e Madhe.
Mutacioni i ri është deri në 70% më ngjitës sesa forma e njohur më parë, sipas autoriteteve britanike.