Edhe pasditen e sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatriit ka dalë në protestë për të dytën ditë radhazi pasi, të shtunën policia shoqëroi me dhunë 4 aktivistë dhe i dhunoi në mjediset e komisariatit.
Ndërkohë një deklaratë për Faxnews, Mehdi Maklaj ka thënë se protestën do e vazhdojnë dhe në ditët e ardhshme sakaq ka lëshuar dhe një ironi për policinë.
Ai ka thënë se policia në vendin tonë të rreth me dashuri por përpara të tërheq zvarrë.
Malkaj tha me ironi se policia jonë është ndryshe nga policitë e tjera në botë pasi të rreh me dashuri.
“Ne nuk e kemi ndërprerë ndonjëherë protestën, as kemi ndërmend ta ndërpresim, vetëm nëse ndodh një fuqi e jashtëzakonshme. Policia jonë të rreh me dashuri, gjë që se kanë polictë e tjera, se përpara se të të rrahë të tërheq një herë zvarrë”, tha Medi Malkaj.
Të shtunën, Astrit Seranaj, Ergys Mertirin, Donald Martini dhe Gentjan Hasani, u shoqëruan me dhunë në komisariat.