Mbi 500 mijë persona u vaksinuan në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se gjysmë milion njerëz morën dozën e parë të vaksinës Pfizer dhe Biontech në Britaninë e Madhe, ka bërë të ditur sot kryeministri Boris Johnson.

Në një konferencë për shtyp në ditën kur më shumë se 40 vende pezulluan lidhjet e trafikut me Britaninë për shkak të shfaqjes së një lloji të ri të virusit korona në vend, Johnson tha se ai e kuptonte nervozizmin në vendet e tjera.

Ai tha se qeveria britanike veproi “posa u informua” për shfaqjen e një varianti të ri të virusit, raporton BBC.

Johnson deklaroi, megjithatë, se ekziston një rrezik “shumë i vogël” që shoferët në kamionë që ndalojnë në portin Dover dhe nuk mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në Evropë, mund të përhapin virusin korona. Ai gjithashtu tha që shkollat mund të rihapen në janar, por kjo do të varet nga përhapja e pandemisë

Share This Article