Serbi, mbërrin kontingjenti i parë i vaksinave të kompanisë Pfizer

albnews
By
1 Min Read

Avioni me vaksinat u ul në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ndërsa në të gjenden 4.800 doza të vaksinës

Kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të kompanisë Pfizer arriti sot në Serbi.

Sipas Qeverisë së Serbisë, avioni me vaksinat u ul në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.

Bëhet fjalë për 4.800 doza të vaksinës, ndërsa sot duhet të mbahet seanca e parë e Ekipit koordinues nacional për imunizim kundër COVID-19, në të cilën duhet të miratohet Plani Operacional për Përgatitjen dhe Zbatimin e Imunizimit të Popullsisë, lajmëroi Radio-televizioni i Serbisë (RTS).

Agjencia për barnat dhe pajisjet mjekësore të Serbisë më herët dha pëlqimin e saj për importin e vaksinës, ndërsa sipas njoftimeve të mëparshme, dozat e para janë të destinuara për shtëpitë për kujdesin ndaj të moshuarve.

Share This Article