Pas lajmit se dy shqiptarë janë rrëmbyer nga piratët në Nigeri, janë zbardhur detaje të reja për anijen e marrë peng në ujërat e Nigerisë.
Bëhet me dije se janë marrë peng 8 persona, 6 ukrainas dhe 2 shqiptarë, babë e bir. Shqiptarët e marrë peng janë Ndoj Shytani dhe Mark Shytani.
Më herët kapiteneria e Durrësit bëri me dije se piratët kërkonin para për të liruar pengjet.
Anija u mor peng të mërkurën, 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë. Sot bëhen gjashtë ditë nga marrja peng e tyre.
Anija e marrë peng e kompanisë ‘ENVI & E.E’ është në pronësi të Nikolin Gjergjit. Anija kishte flamur bullgar dhe shqiptari e kishte blerë në pranverën e këtij viti. Anija punon me çarterim për kompani të huaja tregtare./Express/