Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ua ka falur dënimin katër rojave të sigurisë, të dënuar me burgim të gjatë për vrasjen e 14 civilëve të paarmatosur në vitin 2007 në Bagdad të Irakut.
Kjo masakër kishte shkaktuar reagime të shumta në nivel ndërkombëtar kundër përdorimit të kontraktorëve privatë në zonat e luftës, shkruan The Guardian.
Katër personat e dënuar kishin qëlluar me armë ndaj një grumbulli të personave të paarmatosur në kryeqytetin irakian.
Pauls Slough, Evan Liberty dhe Dustin Heard ishin të dënuar me 30 vjet burgim, ndërsa snajperisti Nicholas Slatten, i cili ishte personi i parë që kishte filluar t’i qëllonte civilët, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.